Nga Shqipëria / E Mërkurë 30 Shtator 2020, 11:11

Muzika në zi: Ndahet nga jeta këngëtarja shume e njohur

Këngëtarja e himnit feminist të viteve ’70, “I am a woman”, Helen Reddy ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Lajmin e hidhur e dhane ne nje deklarate femijet Traci dhe Jordan.

“Me trishtim të thellë njoftojmë për vdekjen e nënës sonë të dashur, Helen Reddy, pasditen e 29 Shtatorit 2020 në Los Angeles. Ajo ishte një nënë e mrekullueshme, gjyshe dhe një grua me të vërtetë e respektuar”, thanë në një deklaratë fëmijët.

“Zemrat tona janë thyer. Por ne ngushëllohemi me njohurinë që zëri i saj do të jetojë përgjithmonë”, thuhet në deklaratën e publikuar nga fëmijët e saj.

“I am a woman” u publikua në 1971. Në 1973 Reddy fitoi Grammy-n e saj të parë për këngën.