Pak kohë më parë moderatorja Dojna Mema bëri të ditur që nuk do të jetë më as autore as moderatore e "Pop Culture". Që nga ai moment, të gjithë u bënë kuriozë rreth projektit të saj të rradhës, për të cilin nuk kishte folur ende.

Së fundmi, Dojna ka publikuar në rrjete sociale një foto krah kryebashkiakut Erion Veliaj. Ajo ka treguar se ka nisur një bashkëpunim me të, por pa zbuluar detaje. "Me këtë djalin zdroms duke folur mbi projekte të reja dhe me shumë yje", ka shkruar moderatorja krahas fotos.

Kujtojmë se fjala "zdroms" është përdorur si shaka, e lidhur me deklaratën e kryebashkiakut për djemtë shqiptarë.





