Nga Shqipëria / E Martë 29 Shtator 2020, 20:08

Çudit rezultati i sondazhit, ja djali më i preferuar nga publiku në 'Përputhen'

Në puntatën e sotme të "Përputhen", u zbulua rezultati i sondazhit të publikuar gjatë javës në faqjen e Top Channel, ku publiku votoi për djalin konkurrent të preferuar.

Bora Zemani zbuloi se me shumicën e votave duke u renditur kështu në vend të parë, ishte Armandi. Konkurrentët u habitën pas këtij rezultati duke qenë se Armandi ka qëndruar i heshtur, megjithatë së shpejti edhe atë do ta shohim në një takim me Anën.

"Unë mendoj që Armandi është qershia mbi tortë dhe publiku ka nevojë dhe për të qeshur. Do ta ftoj në takim", tha Ana.

Pas Armandit, në vend të dytë publiku ka votuar për Andin, i cili u shpreh shumë falenderues.

Në vend të tretë publiku ka votuar për Fatjonin dhe në të katërtin për Mevlanin.