"Abc News" ka bërë me dije se në Elbasan është mbyllur kopshti numër 9, për shkak se një edukatore ka rezultuar pozitive me Koronavirus.
Prindërit janë njoftuar që të mos i dërgojnë fëmijët në kopsht, deri në kryerjen e tamponëve për të gjithë stafin e edukatorëve.
