Nga Shqipëria / E Martë 29 Shtator 2020, 17:05

Është në pritje të ëmbël, modelja e njohur shtrohet me urgjencë në spital: Kam hemoragji

Modelja e njohur, Chrissy Teigen dhe këngëtari John Legend janë në pritje për t’u bërë prindër për herë të tretë. Çifti po presin me plot emocion të marrin në krahë bebin e tyre, mirëpo një e papritur ka ndodhur gjatë shtatzënisë së modeles.

Chrissy është shtruar në spital pasi ka pasur hemoragji të vazhdueshme.

“Kam pasur gjakderdhje. Jam në gjysmën e shtatzënisë dhe gjakderdhja vazhdon prej 1 muaji. Ndoshta më pak se një muaj”, tregoi Chrissy.

Për fat të mirë modelja dhe bebi janë mirë, siç tregoi vetë ajo. 

Kjo është hera e parë që Chrissy po lind në mënyrë natyrale, pasi dy herët e tjera ajo ka mbetur shtatzënë përmes metodës in vitro.