Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 29 shtator 2020
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 820 të dyshuar me Koronavirus, nga të cilët janë konfirmuar 127 raste të reja.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 75 raste në Tiranë, 8 raste në Korçë, nga 5 raste në Fier, Gramsh, nga 4 raste në Lushnje, Berat, nga 3 raste në Shkodër, Kavajë, Mirditë, nga 2 raste në Krujë, Elbasan, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 rast në Durrës, Devoll, Has, Vlorë, Pukë, Librazhd, Dibër, Roskovec, Patos.
103 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar mbi 7732 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
