Përmes postimeve në Instastory, Beatrix Ramosaj ka treguar se këto kohë nuk e ka bërë gjumin aspak rehat për shkak të disa shqetësimeve. Këngëtarja ka rrëfyer se ka përjetuar paralizën e gjumit dhe ka treguar figurat apo zërat që ka dëgjuar, një eksperiencë kjo e frikshme që i ndodh shumë njerëzve.
“Jam shumë e inatosur kam probleme me gjumin prej javësh. Nuk kam pasur probleme me paralizën e gjumit prej muajsh, por çdo mbrëmje është ende një luftë. Kam shmangur fjetjen me kurriz prej muajsh për shkak të paralizës së gjumit. Gjëja më e keqe. Kam nisur të fle me diçka para pë të mbuluar fytyrën, ndryshe nuk mund ta përballoja”, ka shkruar Beatrix.
“Nuk e di nëse njerëzit e tjerë kanë parë burrin me kapele gjatë paralizës së gjumit, por tani jam sërish e frikësuar. E pashë një herë në fillim dhe kurrë më. Mbrëmjen tjetër nisa të dëgjoja zëra jo tokësor. E kam përjetuar disa herë dhe dëgjimi i zërave djallëzorë dhe ndjenja e një pranie të errët është vetëm një pjesë e saj”, ka rrëfyer Beatrix Ramosaj.
