Nga Shqipëria / E Martë 29 Shtator 2020, 12:12

'Mrekullia në qelinë nr.7' shpallet 'Filmi më i mirë i vitit'

Filmi turk "Mrekullia në qelinë nr.7" bëri bujë në trojet shqiptare gjatë kohës së izolimit dhe vazhdon të jetë shumë i pëlqyer. Së fundmi ky film është shpallur “Filmi më i mirë i vitit” dhe aktorët janë vlerësuar me çmime në Festivalin e tretë Ndërkombëtar të Filmit në Izmir.

"Mrekullia në qelinë nr.7" mori gjithsej gjashtë çmime, përfshirë filmin më të mirë, regjisorin më të mirë, kinematografinë më të mirë, aktorin më të mirë dhe aktorin më të mirë në rol dytësor.

Aktori në rolin kryesor Aras Bulut Iynemli (Memo) fitoi çmimin “Aktori më i mirë mashkull” dhe Nisa Sofiya Aksongur (Ova) çmimin “Aktorja më e mirë fëmijë”.

Ky projekt është një ripërpunim i filmit të Koresë së Jugut në vitin 2013 me po të njëjtin emër.