Nga Shqipëria / E Martë 29 Shtator 2020, 11:11

Po xhironte klipin, këngëtarja shqiptare merr propozim për martesë nga partneri (Video)

Këngëtarja nga Kosova Rita Haziri është surprizuar gjatë xhirimeve të videoklipit "Kto ndjenja", nga partneri i saj, këngëtari Fidan Gashi. Dyshja janë jo vetëm bashkëpunëtorë në muzikë, por edhe çift.

Teksa xhironte klipin "Kto ndjenja", Fidani i ka shkuar surprizë Ritës me një unazë në dorë duke iu ulur në gjunjë e duke i propozuar.

Rita shihet e habitur nga kjo surprizë dhe e lumtur përqafon Fidanin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ð??¼RITA (@ritahaziri) on

"Moment kur zemra ndryshon rrahjet. Suprizë gjatë xhirimeve të Kto Ndjenja", shkruan Rita krah videos së publikuar në rrjete sociale ku ka marrë urime të shumta për fejesën.

Kujtojmë që Rita dhe Fidan u bënë shumë të famshëm me këngën "Pika pika" dhe cover-at e këngëve turke./xing.al