Nga Shqipëria / E Hënë 28 Shtator 2020, 21:09

'Lopa mbeti pa ngrënë', plas sherri keq te 'Përputhen' mes Teas dhe Shqipes

Një postim në Instagram ka nxitur debat në puntatën e sotme të "Përputhen". Tea kishte postuar një foto nga puntata e kaluar ku shfaqej me Shqipen dhe shkruante një shprehje të marrë nga një film vizatimor: "Por gjithçka ndryshoi kur kombi i zjarrit sulmoi".

Shqipja e kishte ripostuar foton e Teas me mbishkrimin: "Dhe mulliri i kashtës u dogj menjëherë dhe lopët mbetën pa ngrënë". Pikërisht kjo shprehje nuk i ka pëlqyer aspak Teas, e cila është ndjerë e ofenduar.

Shqipja u shpreh se nuk kishte për qëllim të ofendonte Tean dhe postimi nuk i drejtohej asaj. Megjithatë në studio ky postim ngjalli debat të ashpër dhe Fatjoni e Tea iu kthyen kundër Shqipes.

Pjesë nga debati:

Shqipja: Mullari i kashtës është thelbi i muhabetit kurse lopët ishin thjesht në thonjëza, nuk ishte për dikë.

Tea: Në momentin që hidhet foto ime, është personale. Unë ta bëra kompliment, jo sulmim.

Shqipja: Ku e pe sulmin aty?

Tea: O Shqipe aty shkruan "mullari i kashtës" dhe "Lopët"

Shqipja: Ah nëqoftëse e ke marrë për vete, puna jote

Tea: Jo, kështu e kanë kuptuar të gjithë. Ça doje të thoje ti me këtë?

Shqipja: Mullari i kashtës është thelbi i muhabetit, në momentin që thelbi i muhabetit merr flakë, nuk ka çfarë të diskutohet më, lopët ishin në thonjëza. Nuk kam ça të bëj unë s'merrni vesh as nga sarkazma, as nga batuta

Ndërhyn Fatjoni: Unë e mora sikur e ke thënë për Tean. Në foto është Tea me ty. 

Ndërhyn Andi: Mullari i kashtës simbolizon muhabetin, po lopa ça simbolizon?

Shqipja: Asgjë 

Fatjoni: Duket keq

Shqipja: Pse jeni kaq të djallëzuar? Nuk kam cilësuar asnjeri aty si lopë

Tea: Çfarë lidhje kanë lopët me bisedën? Ku qëndron batuta?

Shqipja: Nuk kishin lidhje lopët fare

Tea: Po pse e vure pra kur s'kishin lidhje?

Shqipja: Desha moj ta vija, do të pyes ty ça do vendos në Instagramin tim?

Tea: Po normal se kur je duke fol për mua

Shqipja: Të gjithë jeni keqkuptuar se unë nuk e kisha fare për Tean.

Opinionisti Arjan Konomi: Shoh që të gjithë ju këtu i suleni Shqipes për të përfituar disa komente pozitive duke e sharë dhe është gjëja më e ulët. S'më pëlqen fare që Tea e ka marrë kështu sepse është një batutë që njerëzit sipërfaqësor dhe pa tru nuk e kuptojnë. Pse duhet ta marrësh për keq? Ti je lopa? Ti mendon se je lopa? Kaq pak konsideratë ke për veten?

Tea: Arjan po sulmon pa lidhje fare. Nëse dikush të godet ti i thua faleminderit? Nuk më pëlqen fare kjo që the, më duket shumë pavend, të respektoj për mendimin tënd, por nuk më duket i drejtë.

Shqipja: Më vjen keq që je ofenduar, por ajo lopa s'ka lidhje fare.

Tea: Të vjen keq që unë jam ofenduar, por nuk të vjen keq që e ke thënë atë gjë. Ti nuk po më kërkon mua falje.

Shqipja: Nuk kam pse të kërkoj falje 

Tea: Sinqerisht nuk dua falje nga ty, të faltë Zoti. E kam thënë që ato që thotë Shqipja në prapaskenë për mua...

Shqipja: Ça kam thënë në prapaskenë për ty, i ke transformuar. 

Tea: Shqipja është tip negativ kundrejt meje, nuk e di çfarë ka me mua. Ndoshta është xheloze.

Shqipja: "Shumë xheloze"