Nga Shqipëria / E Hënë 28 Shtator 2020, 19:07

'Ky ku e gjeti të më prishë fotot?', Rudina rrëfen detaje nga propozimi romantik i Mark Frrokut

Pak ditë më parë, ish-deputeti Mark Frroku i prezantoi për martesë moderatores së njohur Rudina Dembacajt. Propozimi surprizë ndodhi gjatë pushimeve të çiftit në Turqi dhe Rudina nuk i kurseu fotot në rrjete sociale.

Pasditen e sotme moderatorja ishte e ftuar në emisionin "Ftesë në pesë" me Bieta Sulon, ku ka treguar detaje nga propozimi romantik i partnerit. Ajo ka treguar se ishte veshur dhe rregulluar për të bërë foto, në momentin që Marku i ka propozuar.

"Më tha fotografi "Të lutem mbylli sytë, shiko këtej, edhe bëj krahët kështu", e unë gati për foto direkt, mezi po prisja ta kisha dhe unë një foto me balona nga mbrapa, mezi kam pritur. I mbylla sytë dhe më thotë Marku "zemër", thashë unë po ky ku e gjeti të më prishë foton, seriozisht e ka? Unë mezi pozova! Në momentin që hapa sytë, kishte një unazë në dorë. Nuk u mendova shumë për të thënë "Po", aq bukur sa e bëri, aq magjike sa ishte, megjithatë nuk e vinte unazën në gisht edhe pse unë i thashë PO. Më tha dua të plakesh me mua zemër. I thashë: Po sigurisht”, ka treguar Rudina.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Rudina Dembacaj i tha "Po" Mark Frrokut për martesë, aktorja ndan detaje nga propozimi i bujshëm në Turqi #Ftesënëð?? @bietasulo

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on