Nga Shqipëria / E Hënë 28 Shtator 2020, 18:06

I infektuar me Koronavirus, Stresi thyen karantinën dhe feston mes miqsh (Pamje)

Reperi i njohur, Stresi është infektuar nga Koronavirusi. Lajmin e bëri të ditur vetë ai dy ditë më parë, me anë të një njoftimi në rrjete sociale.

"U konfirmova pozitiv. Ruani veten, unë po ik menjëherë të vetëizolohem", shkruante reperi.

Mirëpo, me anë të disa postimeve në Instastory, reperi ka lënë të kuptohet se e ka thyer karantinën për të festuar me miqtë. Ai shfaqet në një festë ditëlindjeje, i shoqëruar nga persona të tjerë.