Nga Shqipëria / E Hënë 28 Shtator 2020, 16:04

3 qytetarë humbin jetën nga Koronavirusi në vendin tonë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit 3 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 380 numrin e përgjithshëm të viktimave në Shqipëri.

Betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar një 58 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçar nga Lushnja dhe një 66 vjeçar nga Fieri, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 4 pacientë janë të intubuar.