Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 28 shtator 2020
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 824 të dyshuar me Koronavirus, nga të cilët janë konfirmuar 132 raste të reja.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 31 raste në Tiranë, 15 raste në Elbasan, 12 raste në Durrës, 10 raste në Fier, nga 7 raste në Lezhë, Pogradec, nga 5 raste në Shkodër, Korçë, Mirditë, Berat, nga 4 raste në Lushnje, Përmet, Bulqizë, nga 3 raste në Tropojë, Gjirokastër, Patos, nga 2 raste në Fushëarrëz, Kolonjë, nga 1 raste në Has, Vlorë, Librazhd, Kamëz dhe Ura Vajgurore.
95 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar mbi 7629 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
