Nga Shqipëria / E Hënë 28 Shtator 2020, 13:01

Habit moderatori shqiptar, vendos qepën mbi kokë mes emisionit dhe zbulon sekretin

Moderatori Alban Musa ka bërë një veprim të papritur gjatë emisionit të mëngjesit "Abc News". Në rubrikën e gatimit, Albani ka vendosur një qepë në kokë dhe arsyeja ishte e rëndësishme e do t'i shërbejë të gjithëve.

Albani zbuloi një sekret nga shefja e kuzhinës, Florenca Reci, e cila tha se nëse duam që gjatë prerjes së qepës të mos përlotemi, duhet të vendosim në kokë një shtresë të saj.

Pasi e mësoi këtë, Albani e vuri në zbatim këshillën e shefes së kuzhinës dhe vendosi qepën mbi kokë.