Shefja e Epidemiologjisë në ISHP dhe anëtarja e Komitetit të Ekspertëve për Pandeminë, Silva Bino është konfirmuar me koronavirus.
"Abc News" bën të ditur se Bino është shtruar tek Infektivi me temperaturë 39 gradë.
Aktualisht Bino është në gjendje të stabilizuar shëndetësore, temperatura i është ulur dhe është në kujdesin e mjekëve.
