Nga Shqipëria / E Diel 27 Shtator 2020, 22:10

Emocionuese/ Klea Huta shpërthen në lot gjatë emisionit

Në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare ditën e sotme ishin të ftuar Klea dhe Elgiti, një nga çiftet më të pëlqyer nga publiku. Një pjesë e intervistës u zhvillua tek shtëpia e çiftit në prani të djalit të tyre Krid.

Gjatë emisionit, Klea recitoi një poezi kushtuar Kridit ndërsa Elgiti luante në piano. Në një moment kaq emocionues, Klea u përlot.

Elgiti bëri një gjest shumë romantik pasi pa lotët e Kleas, duke u çuar nga piano e duke i dhuruar një puthje në ballë.