Nga Shqipëria / E Diel 27 Shtator 2020, 20:08

Arriti linjat perfekte në pak kohë, Anxhela Peristeri nuk konsumoi më këtë produkt dhe ra nga pesha

Anxhela Peristeri i ka lënë të gjithë gojëhapur me ndryshimin drastik që ka pësuar në pamje. Këtë verë këngëtarja nuk i ka kursyer fotot e shumta me rrobabanjo duke marrë komplimenta të shumta për linjat.

Por si ka arritur Anxhela të bie drastikisht nga pesha? Këngëtarja ka hequr dorë vetëm nga një produkt ushqimor dhe këtë e ka zbuluar sot në emisionin “E diell”.

Ajo zbuloi se nga 85 kg tani peshon 65 kg dhe se dëshiron që të heqë edhe 3-4 kile të tjera. Anxhela nuk konsumon më bukë sepse ka gluten dhe kjo e ka ndihmuar të bie nga pesha. 

Anxhela tha se gatuan vetëm ushqime të shëndetshme dhe se rrallë ndodh që të porosisë diçka nga jashtë.