Aktori i njohur i "Portokallisë", shumë i dashur nga publiku, Gaz Paja feston sot ditëlindjen. Nuk mund të mungonte në këtë ditë një urim nga partnerja e tij, Ira, e cila ka zgjedhur ta surprizojë publikisht Gazin me një dedikim emocionues.

“Gezuar ditelindjen zemer, qofsh gjithmone i lumtur krah meje, të dua”, ka shkruar Ira krah fotos ku çifti shfaqet i qeshur krah njëri-tjetrit.

Kujtojmë se Gazi dhe Ira janë prindër të një vogëlushi të quajtur Dard, me të cilin ndajnë herë pas here momentet më të bukura.




