Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 832 të dyshuar me Koronavirus dhe janë konfirmuar 106 raste të reja. Tre qytetet më të prekura janë Tirana, Durrësi dhe Shkodra.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 31 të prekur në Tiranë, 12 në Durrës, 10 në Shkodër, 6 raste në Korçë, Kukës, Lushnje, 5 raste në Dibër, 4 raste në Fier, Kavajë, 3 raste në Kurbin, Elbasan, 2 raste në Devoll, Lezhë, Vlorë, 1 rast në Krujë, Rrogozhinë, Mat, Gjirokastër, Përmet, Divjakë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Klos, Patos.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 182 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.
