Nga Shqipëria / E Diel 27 Shtator 2020, 16:04

Shënohen 2 viktima nga Koronavirusi në 24 orët e fundit në vendin tonë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit 2 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 372 numrin e përgjithshëm të viktimave në Shqipëri.

Betejën me këtë sëmundje gjatë 24 orëve të fundit nuk e kanë fituar 2 qytetarë nga Tirana, një 66-vjeçar dhe një 73-vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 182 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.