Nga Shqipëria / E Diel 27 Shtator 2020, 16:04

'Kjo ditëlindje më gjeti në shtëpi', Arjola Shehu infektohet me Koronavirus: Ja simptomat që i janë shfaqur

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arjola Shehu feston sot ditëlindjen. Ndryshe nga çdo vit, kjo festë e ka gjetur të izoluar, pasi është infektuar nga Koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Arjola me anë të një postimi në rrjete sociale. Ajo ka temperaturë dhe është vetëizoluar që prej ditësh.

“Sigurisht, kjo ditëlindje për mua është ndryshe… e mbyllur në shtëpi prej disa ditësh… me temperaturë dhe pa mundësi për të dal jashtë dhomës sime… por kjo kohë vetëm, të bën të kuptosh se çfarë vërtetë ka rëndësi, kush është pranë teje, sa e rëndësishme është të jemi mirënjohës për çdo frymëmarrje! Gëzuar për mua! Me covid, por me shumë dashuri…! Mezi pres të kthehem pranë jush!”, ka shkruar moderatorja në një postim në Instastory.