Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se me datë 1 tetor do të rihapen baret, restorantet dhe pishinat në ambiente të mbyllura.
“Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet e sigurisë për RIHAPJEN NGA DATA 1 TETOR të bar-kafeve, restoranteve dhe pishinave në ambiente të mbyllura.
Respektimi i protokolleve të sigurisë është kusht i panegociueshëm, për të vijuar pa ndërprerje aktivitetet e biznesit dhe të shërbimeve dhe që ekonomia të mos cënohet nga kufizimet e detyruara për arsye të ruajtjes së shëndetit publik! Do të vijojnë mbyllur, klubet e natës, pub-et dhe diskot. Policia do të inspektojnë zbatimin e masave dhe do të ndërmarrin masat në rast të shkeljes së protokolleve”, ka njoftuar Manastirliu.
