Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot bizneset e çliruara nga tatim fitimi në Vlorë. Gjatë vizitës së tij, Rama ka bërë me dije se me ardhjen e vjeshtës dhe ftohjen e motit do të ndryshojnë rregullat Anti-Covid.
Ai tha se lokalet do të lejohen të hapen dhe brenda, jo vetëm jashtë por gjithmonë duke respektuar masat. “Sot do të dalë njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë për hapjen brenda të lokaleve, se është problem tani që fillon koha më e ftohtë, por duke respektuar masat, mos e merreni me shaka Covid-in”, u shpreh Rama.
