Nga Shqipëria / E Diel 27 Shtator 2020, 12:12

Noizy jep lajmin e gëzueshëm për fansat

Reperi i njohur Noizy do të vijë së shpejti me një bashkëpunim. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, me anë të një postimi në rrjete sociale.

Kënga e re do të vijë në muajin tetor. "Tetor një tjetër bashkëpunim...Naughty Naughty", ka shkruar reperi në Instastory, duke dhënë një ide se "Naughty" mund të jetë dhe titulli i këngës.

Nuk dihet ende se me kë ka bashkëpunuar reperi këtë herë, por ky mund të jetë dhe bashkëpunimi i shumëpërfolur me këngëtaren shqiptare, Dhurata Dora. (Lexo këtu)