Nga Shqipëria / E Diel 27 Shtator 2020, 09:09

Shqiptari tenton të mbysë ish-gruan me tel: Ja si shpëtoi nga vdekja 41-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Genova të Italisë. Një 47-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia, pasi ka tentuar të mbysë me tel ish-gruan e tij për shkak të xhelozisë së tepruar.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e 47-vjeçarit, i cili e kishte ftuar ish-gruan me arsyetimin që të merrte një dokument pune. Në momentin që ajo ka hyrë në shtëpi, burri ka tentuar ta mbysë me një tel elektrik.

Fatmirësisht, gruaja 41-vjeçare ka arritur ta qetësojë ish-bashkëshortin duke e bindur që ta dërgonte në spital, pasi do thoshte se ishte sulmuar nga një i huaj. Më pas ajo i ka bërë mjekët të kuptojnë se ai ishte agresori dhe ata kanë thirrur policinë. Burri është arrestuar nën akuzën "Tentativë për vrasje".

Burimi: "Abc News"