Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Shtator 2020, 21:09

Jo vetëm 1 bebe në familje, Elita Rudi jep lajmin më të bukur

Çifti shumë i dashur për publikun, Elita Rudi dhe Gjiko do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e kanë konfirmuar vetë çifti pak ditë më parë, në festën e organizuar mes familjarëve dhe miqve.

Mirëpo në familjen e Elitës nuk po vjen vetëm 1 bebe, por 2. Këtë e ka bërë të ditur vetë moderatorja me postimin e fundit në Instagram ku zbulon se edhe motra e saj, Natyra është shtatzënë.

Dy motrat shfaqen duke pozuar me barkun e rrumbullakosur.

Elita është në pritje të një vajze, ndërsa Natyra nuk e ka zbuluar ende gjininë.