Së fundmi në media është përfolur se një ndër çiftet më të komentuar të showbizit, Fero dhe Arbenita janë ndarë. Pas thashethemeve, modelja nuk i ka kursyer thumbat. Ajo publikoi në Instagram një postim me anë të të cilit lë të kuptohet që dikush e ka dashur vetëm për interes.

“Disa njerëz do të të “duan” për aq kohë sa mund të të përdorin. Besnikëria e tyre përfundon kur përfundojnë edhe benefitet”, shkruhej në postim.

Në një postim tjetër Arbenita shkruante se po përpiqet të mbushë kohën e saj, në mënyrë që të mos mendojë për Feron. “Qëndro aq e zënë, sa të mos kesh kohë për të qenë e mërzitur", shkruhej në postim.

Megjithatë duket se këto statuse nuk kanë qenë aspak për Feron sepse "Prive" raporton se çifti nuk është ndarë.

Burime për "Prive" kanë treguar se asgjë nuk ka ndryshuar mes tyre dhe reperi e modelja vazhdojnë të jenë bashkë.

