Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Shtator 2020, 17:05

Shifër marramendëse, sa kushton fustani i kuq i Luanës në puntatën e parë të Shiko kush luan

Mbrëmjen e sotme Luana rikthehet në ekran me emisionin e saj "Shiko kush luan". Për puntatën e parë, Luana ka zgjedhur të vishet me një fustan të kuq elegant dhe duket shumë klas me këtë pamje. 

Sipas faqes “Mespërmes”, ky fustan nga Alexander McQueen ka një shifër marramendëse pasi kushton 5490 euro.

Përmes disa postimeve në Instagram, Luana ka zbuluar se sonte do të jenë të ftuar Lori Hoxha, Kida, Mozzik, Emina Çunmulaj, Arbër Hajdari, Xhesika Berberi etj.