Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Shtator 2020, 16:04

Rikthehet Portokalli, zbulohet data kur fillon spektakli

Spektakli i humorit "Portokalli" do të rikthehet më në fund në ekran së shpejti. Sezoni i ri spektaklit do të nisë në datë 4 tetor, siç bëhet e ditur nga promo e publikuar ku shfaqen disa prej aktorëve.

Në promo shohim Gaz Pajën, Flor Binajn, Rezart Veleshnjan, Arjola Demirin etj. 

Deri më tani "Portokalli" ka qenë në vëmendje të mediave pas largimeve të shumë përfolura që nga kasti e deri tek drejtuesit.

Megjithatë duket se po i njëjti kast aktorësh do të vazhdojë të shoqërojë teleshikuesit me humorin e tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eneda Tarifa (@enedatarifa) on

Këtë sezon spektaklin do e prezantojë Eneda Tarifa teksa Xhemi Shehu nuk shfaqet në promo duke konfirmuar kështu largimin nga "Portokalli".