Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Shtator 2020, 16:04

29-vjetori i Greta Koçit: Këngëtarja merr dhuratën më të veçantë në ditën e lindjes

Greta Koçi është një ndër këngëtaret që e zotërojnë skenën që prej shumë kohësh. Ditën e sotme ajo feston ditëlindjen dhe ndonëse gjithmonë është parë si "16", në të vërtetë ka mbushur plot 29 vjeç.

Këngëtarja ka lindur më 26 shtator të vitit 1991. Ajo ka njoftuar ndjekësit për ditëlindjen me anë të një postimi në rrjete sociale dhe urimet e shumta nuk kanë munguar.

Në ditën e saj të veçantë, një mikeshë i ka bërë dhuratën më të bukur. Duke filluar nga sot, një yll në qiell mban emrin e Gretës. “Kjo dhuratë më gëzoi pafund. Tashmë një yll në qiell mban emrin tim. Faleminderit nga zemra”, ka shkruar Greta krah një postimi në rrjete sociale.