Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Shtator 2020, 16:04

E fundit/ 108 raste të reja sot, 40 vetëm Tirana, ja cilat janë qytetet më të infektuara

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 26 shtator 2020

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 811 të dyshuar me Koronavirus, nga të cilët janë konfirmuar 108 raste të reja. 

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 40 raste në Tiranë, nga 9 raste në Shkodër, Durrës, 8 raste në Elbasan, 6 raste në Mat, nga 4 raste në Krujë, Fier, Kavajë, nga 3 raste në Korçë, Vlorë, Shijak, Sarandë, nga 2 raste në Librazhd, Kuçovë, nga 1 rast në Lezhë, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Mallakastër, Peqin dhe Kolonjë.

88 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar mbi 7397 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.