Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Shtator 2020, 16:04

2 persona humbin jetën nga Koronavirusi në vendin tonë

Gjatë 24 orëve të fundit 2 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë gjatë raportimit ditor.

Numri i përgjithshëm i viktimave në Shqipëri ka shkuar në 375. Dy qytetarët që nuk kanë fituar betejën me këtë sëmundje gjatë 24 orëve të fundit janë një 62-vjeçar nga Kurbini dhe një 68 vjeçar nga Librazhdi, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht në spitalin "Infektiv" dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.