Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Shtator 2020, 14:02

Sonte rikthehet 'Shiko kush luan', Luana Vjollca mahnit me pamjen

Mbrëmjen e sotme do të rikthehet në ekran emisioni shumë i dashur për publikun, "Shiko kush luan", nën moderimin dhe autorësinë e Luana Vjollcës. Ajo ka premtuar se ky sezon i ri do të jetë një spektakël i vërtetë, i mbushur me surpriza.

Pak orë para nisjes së emisionit, Luana ka zbuluar dhe look-un e mbrëmjes. Ajo ka publikuar disa foto në rrjete sociale, ku shfaqet e veshur me një fustan të kuq dhe të ngushtë lëkure.

Moderatorja ka bërë flokët onde dhe një make up të kuruar deri në detaje. Ajo ka marrë komplimente të shumta nga fansat, të cilët mezi presin që emisioni të fillojë.