Këngëtarja e njohur, Morena Taraku ka humbur të ëmën në një moshë të vogël. Jeta pa të ka qenë shumë e vështirë dhe Morena shpesh i ka dedikuar fjalë nga më të ndjerat, siç ka bërë dhe së fundmi.

Ajo ka bërë një postim në Instastory, me disa fjalë drejtuar së ëmës. Plot mall, këngëtarja shkruan se do donte kaq shumë ta përqafonte dhe të mos e linte kurrë të ikte.

“Mami, a mund të kthehesh dhe të qëndrosh pak? Dua të të përqafoj fort dhe mos të të lë më kurrë të shkosh. Gjithmonë më ke thënë të bëhem një njeri i mirë. Por të jesh një njeri i mirë s’të mbron nga njerëzit e këqinj mama. Më vjen keq, por s’ka jetë pa ty këtu mami. E jotja, Morena", ka shkruar Morena.






