Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Shtator 2020, 12:12

Durrës/ Zbardhet dëshmia e 14-vjeçares së abuzuar nga njerku: Abuzonte kur nuk ishte mami

Një 39-vjeçar nga Durrësi është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare, e cila është vajza e së shoqes nga martesa e parë.

Ai është denoncuar nga bashkëshortja, e cila është sinjalizuar nga e bija për veprimit e tij. "Abc News" ka zbardhur deklaratën e 14-vjeçares në polici, e cila ka treguar se njerku abuzonte me të seksualisht dhe psikologjikisht kur nëna nuk ndodhej në shtëpi.