Një ngjarje tronditëse u raportua mbrëmjen e djeshme në Pogradec. Një 45-vjeçare u gjet pa shenja jete, ndërkohë që ndodhej në banesë së bashku me vajzën 9-vjeçare.
Policia bëri me dije se gruaja dyshohet të ketë ndërruar jetë disa ditë më parë. Gazetarja Ledjona Xheladinaj ka raportuar për "Abc News" se shkak i vdekjes së saj mund të jetë bërë mbidoza e ilaçeve, pasi në shtëpi janë gjetur shumë tableta.
Një muaj më parë gruas i kishte vdekur dhe bashkëshorti. Vajza 9-vjeçarja vuan nga epilepsia dhe dyshohet se kishte më shumë se 24 orë pa ngrënë.
Fqinjët kanë treguar se gruaja kishte 2-3 ditë që nuk dilte nga shtëpia dhe kishte filluar të vinte erë nga banesa.
“Kishin prej dy-tre ditësh që nuk e kishin parë të dilte nga shtëpia dhe vinte erë nga banesa. Njoftuan policinë dhe erdhën e nxorrën. Fëmija ishte me të ëmën në shtëpi. Vajza nuk ndihej fare“, ka treguar një prej tyre.
Burimi: "Abc News"
