Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Pogradec, ku një grua u gjet pajetë në banesën e saj. (Lexo këtu)Policia ka bërë me dije se 45-vjeçarja dyshohet të ketë vdekur disa ditë më parë nga shkaqe natyrale.
Në banesë me të ndodhej dhe e bija 9-vjeçe, e cila vuan nga paaftësi fizike. 9-vjeçarja është gjetur e paushqyer nga policia dhe e trembur. Ajo është dërguar në Pediatri, nën kujdesin mjekësor.
Njoftimi i policisë
Më datë 25.09.2020, rreth orës 22:20, në lagjen nr. 3, në banesë, është gjetur pa shenja dhune, trupi i pajetë i shtetases M. M., rreth 45 vjeçe, e cila dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale disa ditë më parë.
Viktima në banesë, jetonte me vajzën e saj shtetasen J. M., 9 vjeçe, e cila vuan nga paaftësi fizike dhe aktualisht ndodhet në Pediatri nën kujdesin mjekësor.
Trupi i shtetases M. M., është dërguar në morgun e Spitalit dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
