Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Shtator 2020, 10:10

Vlorë/ U hodh nga kati i pestë i pallatit? Gruaja gjendet pajetë në rrugë

Një 54-vjeçare në qytetin e Vlorës është gjetur pa shenja jete në rrugë. Sipas dyshimeve të para, gruaja vuante nga depresioni dhe është hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte e vetme.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 26.09.2020, në lagjen “Pavarsia 2”, është konstatuar pa shenja jete shtetasja P.B., 54 vjeç, banuese në Vlorë. Kjo shtetase dyshohet se vuante nga depresioni dhe dyshohet se  është hedhur nga banesa e saj nga kati i pestë i pallatit ku banonte e vetme ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Burimi: "Abc News"