Një ngjarje e rëndë është raportuar në qytetin e Durrësit. Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare, e cila është vajza e së shoqes nga martesa e parë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin L.K., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 14 vjeçe, (vajzën e bashkëshortes së tij nga martesa e parë)”, ka njoftuar policia.
Burimi: "Abc News"
