Reperi i njohur, Elinel ka humbur një ndër njerëzit e tij më të shtrenjtë. I ati është ndarë nga jeta dhe lajmin e bëri të ditur vetë ai me anë të një postimi në rrjete sociale ditën e djeshme.

Elinel publikoi një foto të të ndjerit në profilin e tij të Instagramit, krahas së cilës shkruante " Pusho në paqe bab", pa e zbuluar shkakun e vdekjes.

"Prive" ka bërë me dije se i ati i Elinelit ishte infektuar me Koronavirus dhe ka humbur jetën pas disa komplikimeve. Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u raportua një viktimë nga kjo sëmundje, që është mësuar të jetë babai i Elinelit.




