Nga Shqipëria / E Premte 25 Shtator 2020, 22:10

E rëndë në Pogradec/ Gruaja gjendet e pajetë në banesë, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogradec. Një grua është gjetur e pajetë në banesën e saj, në lagjen numër 3 të qytetit.

Vdekja dyshohet se ka ardhur nga shkaqe natyrale, megjithatë pritet ekspertiza mjeko-ligjore. Në banesë me të ndodhej dhe një fëmijë me aftësi të kufizuara, i cili është çuar në pediatrinë e Pogradecit.

Një muaj më parë gruas i kishte vdekur dhe burri.

Burimi: "Abc News"