Çifti shumë i dashur për publikun, Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi kanë dalë mbrëmjen e sotme për një darkë romantike. Aktorja nuk i ka kursyer postimet në rrjete sociale.

Për këtë natë të veçantë me partnerin, ajo është veshur e gjitha me të bardha dhe ka kapur flokët. Jonida ka publikuar një foto të look-ut të saj në Instagram dhe ka marrë komplimente të shumta nga ndjekësit.

Po ashtu, aktorja ka publikuar një foto tjetër në Instastory, krahas së cilës shkruan: "Natë romantike!"





