Një ngjarje e rëndë është raportuar në Itali. Një 40-vjeçar shqiptar, me inicialet E.S është akuzuar për sulm seksual ndaj ish-vjehrrës së tij, të cilën është munduar ta përdhunojë.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në Montebelluna. 40-vjeçari ishte ndarë me të dashurën por vazhdonte ta persekutonte me telefonata, ndjekje dhe kërkesa për një takim.
Më pas ai i është vënë pas nënës së ish të dashurës. 40-vjeçari është shfaqur në hyrjen e ndërtesës dhe ka kërkuar me zë të lartë që të flasë me të.
"Në atë moment ai më kapi krahët me forcë, duke më shtrënguar fort. Pastaj më kapi për krahun e djathtë, më tërhoqi zvarrë e më mbërtheu në mur. “Tani do të të përdhunoj ” përsëriste disa herë ndërsa me dorën e djathtë përpiqej të zgjidhte rripin e pantallonave. Ai më bëri presion, ndërsa preku pjesët e mia intime”, ka treguar gruaja 57-vjeçare, e cila është ndihmuar nga dikush që ka ndërhyrë në ato momente.
Burimi: "Abc News"
