Nga Shqipëria / E Premte 25 Shtator 2020, 18:06

Mozzik dhe Loredana vazhdojnë të jenë bashkë? Detaji që i nxorri zbuluar

Vitin që lamë pas, ndarja e një prej çifteve më të komentuar të showbizit, Mozzikut dhe Loredanës, bëri bujë të madhe në media. Dyshja i dhanë fund rrugëtimit të tyre të përbashkët, madje nuk i kursyen as thumbat.

Mozzik ka deklaruar se ai dhe Loredana nuk do të rikthehen kurrë, por tani nuk jemi më dhe aq të bindur! Prej kohësh dyshja nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, mirëpo fansat e tyre kanë vënë re një detaj interesant.

Loredana dhe Mozzik e ndjekin njëri-tjetrin në Tik Tok, madje që nga muaji prill. Në këtë rrjet social, reperi ndjek vetëm Getinjon dhe ish-partneren, duke i bërë të githë të dyshojnë se janë pajtuar ose se mes tyre vazhdon të ketë diçka.