Mbrëmjen e 25 shtatorit të vitit që lamë pas, çifti i njohur i showbizit, Ermal dhe Ariana Fejzullahu, u bënë prindër për herë të katërt me një vajzë. Ato i vendosën vogëlushes emrin Ana dhe publikojnë vazhdimisht foto pranë saj në rrjete sociale.

Sot është bërë një vit që nga ardhja në jetë e Anës dhe e vogla ka marrë urime të shumta. Ermali ka publikuar në rrjete sociale një foto të saj, bashkëngjitur me një urim të ëmbël.

“Urime 1-vjetorin sugarica e babit. Te dua sa krej boten”, ka shkruar këngëtari krahas fotos ku duket se Ana është rritur shumë.





