Modelja shqiptare me famë botërore Emina Çunmulaj ishte e ftuar sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ku ka folur edhe për paragjykimet që është përballur gjatë jetës.

Emina tregoi se para se të njihte bashkëshortin e saj biznesmen ka pasur shumë para dhe për këtë ndihet krenare. Madje modelja u shpreh se para 2008 për 8 orë në ditë punë si modele, ajo paguhej me shifra marramendëse.

“Para 2008, gjendja ekonomike ishte në nivel shumë të lartë, për një vajzë fshati me një jetë aq të thjeshtë dhe të arrijë një moment kur nga orës 9 e mëngjesit deri në 17:00 fiton aq shumë, nuk e them dot numrin me aq shumë shifra mbrapa. Shumë njerëz bëjnë shumë paragjykime dhe unë vetëm qesh sepse shumë njerëz nuk e kuptojnë se para se të njihja unë burrin tim kam pasur shumë lekë të miat. Unë nuk kisha nevojën e asnjë mashkulli, isha e pasur. Unë për këtë gjë mburrem dhe këtë gjë dua t’ja mësoj dhe vajzave të mia”, u shpreh Emina.





