Nga Shqipëria / E Premte 25 Shtator 2020, 16:04

Një nuse si Elita! Moderatorja i bën dhuratën e bukur vjehrrës dhe asaj iu bë zemra mal

Moderatorja Elita Rudi gëzon një raport shumë të mirë me vjehrrën e saj. Mjafton të kujtojmë urimin e zonjës Lirije në ditëlindjen e moderatores, ku shprehej "Është një ëndërr e bërë realitet kur të bëra ty nuse".

Dyshja nuk i kursejnë fotot dhe fjalët e ëmbla në rrjete sociale, madje as dhuratat në përditshmëri. Vetëm së fundmi, Elita i ka bërë vjehrrës dhuratë një palë syze, për të cilat ajo e ka falenderuar publikisht.

Zonja Lirije ka publikuar në rrjete sociale një foto me syzet e reja, krah së cilës shkruan: "Faleminderit Elita!", shoqëruar nga një zemër.