Nga Shqipëria / E Premte 25 Shtator 2020, 16:04

E fundit/ 124 raste të reja sot, ja qytetet ku ka më shumë të infektuar

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 25 shtator 2020

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 808 të dyshuar me Koronavirus, nga të cilët janë konfirmuar 124 raste të reja. 

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 10 të prekur në Krujë, 8 në Fier, 4 të prekur në Korçë, Lezhë, Vlorë, Berat, Gramsh, 3 në Shkodër, Pogradec, 2 në Durrës, Delvinë, Dibër, 1 rast në Kamëz, Patos, Cërrik

70 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar mbi 7309 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.