Nga Shqipëria / E Premte 25 Shtator 2020, 16:04

3 qytetarë humbin jetën nga Koronavirusi në vendin tonë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar tre viktima nga Koronavirusi, duke e çuar në 373 numrin e përgjithshëm të viktimave në Shqipëri.

Betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar një 71 vjeçar nga Divjaka, një 79 vjeçar nga Korça dhe një 83 vjeçar nga Gramshi me sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacient janë të intubuar.